Ish-sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi, shkëlqeu në sezonin e kaluar në Ukrainë. Futbollisti shqiptar arriti të shënonte 13 gola në 28 ndeshje duke qenë lojtari kryesor i Vorskla Poltavas. Kjo formë e tij ka ngjallur interesime nga disa klube.
Por nënkampionët e Ukrainës, Dnipro, ka shkuar një hap më tej. Ata kanë ofruar 1 milion dollarë për klauzolën e largimit të Seferit. Nga krahu tjetër, paga prej 500 mijë dollarësh do të shkonte në llogarinë e Seferit. Tashmë pritet të shihet se cili do të jetë reagimi i klubit, por nëse kjo do të ndodhte, sulmuesi i Shqipërisë i bashkohej ekipit që doli në vendin e dytë në Ukrainë dhe që luftoi për titullin kampion. /Sport Ekspres/