Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim 1 – 1 në transfertën ndaj Brajtonit. Vendasit vinin pas tre humbjesh radhazi, por ndaj “topçinjve” arritën të mblidhnin veten edhe pse u gjendën në disavantazh, pasi Obamejang zhbllokoi shifrat në minutën e shtatë.
Një gabim i Lishtejner në minutën e 35-të u shfrytëzua më së miri nga sulmuesi holandez Lokadia, i cili u tregua i saktë dhe mposhti portierin Leno.
Me këtë humbje Arsenalit fillon të ndjejë presionin e madh të Junajtid që ka ngushtuar diferencën nga 11 pikë në gjashtë pikë në harkun e pak javëve, ndërsa i jep Çelsit një shans të artë për t’u rikthyer në katërshen e parë.