Mercedes-AMG Petronas Motorsport dhe Ljuis Hamilton kanë zyrtarizuar marrëveshjen për rinovim kontrate për dy vjet, për sezonet 2019 dhe 2020.
Hamilton është pjesë e Mercedesit prej vitit 2013 dhe deri tani ka fituar 3 herë titullin kampion në Formula 1, me 44 Çmime të Mëdha të fituar.
Prej vitit 2007, kur debutoi në Formula 1, britaniku ka garuar vetëm me motorë Mercedes-Benz. Në karrierën e tij ka fituar 61 Çmime të mëdha, duke qenë i dyti në histori, pas legjendarit Mikael Shumaker.
Me këto arritje, Hamilton është tashmë piloti më i suksesshëm në historinë 112-vjeçare të Mercedes-Benz në garat me makina.
“Kjo zgjatje kontrate është praktikisht një formalitet, sepse kishim mbyllur gjithçka që në dimër dhe tani vjen edhe firma në kontratë, njoftimi zyrtar dhe pastaj punë si zakonisht. Kam 20 vjet që jam pjesë e familjes Mercedes dhe nuk kam qenë kurrë me i lumtur se tani. Jemi në të njëjtën gjatësi vale, brenda e jashtë piste, dhe shoh një të ardhme edhe më të ndritshme së bashku, sepse të gjithë kemi uri për suksese të reja dhe përmirësime të reja”, tha Hamilton për faqen zyrtare të Mercedesit.
I have been in the Mercedes Family since 1998. I am forever grateful for their continued support, love and protection over these years. I’m incredibly proud of what we have achieved together and even more excited for the future!?? @MercedesAMGF1 #grateful #letsgo #announcelewis pic.twitter.com/sXo0UnKeIs
— Lewis Hamilton (@LewisHamilton) July 19, 2018