Hames: Nuk kam asnjë problem me Zidanin!

Bajerni ka provokuar disi nervat e Realit të Madridit. Në konferencën për shtyp para takimit të sotëm në “Bernabeu”, trajneri Hajnkes, veç kapitenit Myler, ka marrë me vete dhe një ish-madrilen, Hames Rodrigez. Mesfushori kolumbian i huazuar për dy sezone tek Bajerni është shfaqur i qetë në konferencën për shtyp, duke mohuar zërat për një konflikt mes tij dhe trajnerit Zidan kur ishte tek Reali.

Përballja me Zidan – “Nuk kam asgjë kundër tij, nuk ka asnjë ndjesi inati apo mërie. Unë jam me Bajernin këtu dhe dua të bëj një ndeshje të madhe me ekipin tim. Uroj të shkojmë në finale. Nuk kam asgjë kundër Realit dhe Zidanit.”

Rikthimi – “Nuk kam për t’i vërtetuar askujt asgjë. E tashmja ime është Bajerni, ndihem mirë, jam i kënaqur në Mynih dhe mendoj të bëj më të mirën me Bajernin.”

Ndeshja – “Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë në Madrid. Duhet të luajmë me ritëm të lartë për ta vënë Realin në vështirësi. Duhet të tregohemi më cinikë se në Mynih, duhet të shfrytëzojmë më mirë mundësitë që do të na krijohen.”

Përgjegjësitë për largimin nga Madridi – “Nuk mendoj se duhet të gjejmë një fajtor medoemos.”

Pritja në Madrid – “Nuk e di, por mendoj se do të më presin mirë. me tifozët kam kaluar mjaft mirë, ndaj nuk pres probleme.”

Një gol – “Nëse do të shënoja do të isha i kënaqur për ekipin tim, Bajernin. Por edhe nëse shënoj nuk do të festoj. Kam kaluar tri sezone të shkëlqyer në Madrid, ndaj nuk mund të festoj. Do të ishte ofendim për tifozët dhe klubin.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online