Hallaçi: Isha pranë Liteksit, ja pengjet dhe ëndrrat

0

Zëvendëstrajneri i Kukësit, Rraman Hallaçi, ka dhënë një intervistë për “Radio Kukësin”, ku ka folur për aventurën e tij të re në stafin teknik, por ka zbuluar dhe për të shkuarën e tij si futbollist. Zbulon pengjet e tij si dhe për tërheqjen nga futbolli.

TËRHEQJA NGA FUTBOLLI – “E kisha menduar tërheqjen në fund të sezonit. Erdhi pak më herët. Nuk jam penduar. Kam dhënë gjithçka në kampionatin shqiptar. Kam bërë maksimumin për ekipin e Kukësit në kot vite. Presidenti gjithnjë më kishte thënë që në momentin do e vendosësh të tërhiqesh do të isha në staf. Gjej rastin ta falënderoj, sidomos që punoj përkrah një trajneri si Pakult, pasi ka mjaft eksperiencë”.

PASUESIT – “Si Idrizi ashtu dhe Zhderiç po bëjnë mirë. Po bëjnë mirë që të dy. Ka rivalitet dhe nuk mendoj se ikja ime ka lënë boshllëk. Kukësi i ka zëvendësuar. Nuk e kisha menduar. Jam larguar nga Kukësi që 15 vjeç. Kam luajtur vetëm 1 ndeshje me ekipin e parë. Më pas jam larguar për të studiuar. Nuk e mendoja se do të vija një ditë. Nuk më shkonte në mendje se Kukësi do të arrinte këtë nivel nuk u mendova dy herë kur e pash Kukësin në Superiore. Nuk e mendoja se do e mbyllja futbollin me skuadrën e vetëlindjes. Jam shumë i gëzuar, pasi ishte vendi im qyteti im”.

SUKSESI MË I MADH – “Mendoja që të shpallesha kampion. Kam qenë 8 vite e Partizanin. E tentuam disa herë por e vështirë. Ishim shumë afër, por nuk ia dolëm ndaj Dinamos. Momenti më i bukur erdhi me Kukësin që të dal kampion një sukses shumë i madh për çdo futbollist. Ndeshja me Skënderbeun do ta veçoja si momentin më të bukur”.

ÇFARË KA NGELUR PENG – “Pengu i parë: Ndeshja Partizani-Dinamo, duhet të fitonim që të shpalleshim kampion. Ngeli peng se ishte ndeshja e fundit. Nuk e arrita dot. Pengu i dytë: Në shkollën e futbollit në “Loro Boriçi” në gjimnaz kisha një ndeshje miqësore me Liteks. Kur luanim me ta ishim 16 vjeç dhe kur u kthyem në shkollë, më vinë disa informacione që trajneri i Liteksit më kishte pëlqyer. Isha student dhe më thonë që të ikja në Bullgari, pasi do që trajneri atje të vazhdoja te Liteksi. Ishte momenti shumë i mirë, pasi nëse do kisha shkuar. Pavarësisht nuk pendohem, Ia lashë në dorë trajnerit Astrit Maçit dhe jam krenar që mora udhëzimet e tij, bëra zgjedhjen e duhur që shkova te Partizani. Nëse do shkoja ndoshta do ishte ndryshe”.

TRAJNERËT – “Mendoj se me ardhjen e Pakult shumë gjëra janë rregulluar. Është rregulluar harmonia në skuadër. Bëri që çdo gjë të shkojë mirë. Kam besim se do marrim Kupën e Shqipërisë dhe them se do jetë shumë pozitive, që të marrim një trofe. Do ishte personalisht sukses”.

TRAJNER I PARË… – “Është ëndërr, por jam shumë i fokusuar te puna dhe konfirmimi që më ka bërë Pakult. Ka diskutuar me presidentin dhe i ka thënë që të jetë diçka e mirë. Nuk e mendoj aktualisht, pasi bëj maksimumin në postin që kam. Kam si synim që të arrijmë objektivin”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.