Halili jep lajmin e bujshëm: Së shpejti do kemi super donator!

Presidenti Refik Halili ka folur në Supersport ku ka lëshuar një deklaratë mjaft të fortë, duke paralajmëruar se viti i ri do të sjellë ndryshime të mëdha, duke veçuar se do të ketë dhe donatorë të rinj.

“Nuk ka qenë një vit i mirë. Uroj që në të ardhmen do të ndryshojë. Uroj që ky të jetë viti i fundit me këto rezultatet dhe që në vitin e ardhshëm që të kemi ndryshime në skuadër dhe të ecim para”.

“Ne nuk është se na ka gabuar gjatë ndeshjeve një futbollist, por ka gabuar herë njëri dhe herë tjetri. Dua të përmbledh me pak fjalë. Qofshin të gjitha të këqijat me këtë vit dhe të ikin. Përfitoj nga rasti të uroj tifozët e Tiranës gëzuar vitin e ri dhe them se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë, pasi do të ketë shumë ndryshime sa i përket aksionarëve të rinj. Duhet të bëjmë një sqarim të qartë.

“Shpresoj që këtë vit të ketë shumë ndryshime. Partnerët nuk i afroj unë, por vijnë vetë. Do ketë donator të ardhshëm dhe them se do të jenë nga njerëzit e biznesit më të mëdhenj në Shqipëri”.

“A do të shini ju aksionet tuaja? Na lini të flasim me njerëzit të cilët janë të interesuar të biznesit edhe që e njohin edhe sportin. Gjatë ditëve në vazhdim, nga fillim i viti mund të keni një përgjigje të saktë”.

“Në muajin janar është e vështirë të gjej lojtar dhe këmbëngul se kemi lojtarë shumë të mirë. Ndoshta do të duhet pak punë dhe kurajë qoftë nga stafi dhe drejtuesit, apo drejtori sportiv, që neve me pak ndryshime të bëjmë skuadra do të ecë para. E sigurt që do të kemi pak merkato dhe uroj të na dalë fat që të marrim 2-3 lojtarë që të kemi skuadër sa më të mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *