Hakmarrje ndaj Juves në kampionat? Media nga Bergamo hedh poshtë hipotezat: Vendi i dytë, trofeu ideal për tu ngritur

Atalanta humbi mbrëmjen e djeshme mundësinë për të ngritur nën qiellin e Rexhio Emilias trofeun e Kupës së Italisë. Përballë kishin një Juventus më të motivuar se kurrë për të sjellë pak buzëqeshje pas këtij sezoni zhgënimesh. Por kjo fitore e bardhezinjve sjellë në mendje hipoteza të ndryshme në opinionin sportiv, që tashmë mund të hedhin idenë e një hakmarrje nga ana e bergamaskëve. Fati i “zonjës së vjetër“ për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve është i gjithi në duart e Atalantës, që në rast humbjeje kundër Milanit e dërgon Juventusin në Europa Ligë.

Por kjo nuk është mënyra se si veprohet te zikaltrit. Media vendase, “L’Eco di Bergamo“ ka komentuar në një shkrim të sajin pas përfundimit të finales së Kupës së Italisë mundësinë e vënies në jetë të një hipoteze të tillë. Sipas tyre, trofeu më i madh që mund të marrë Atalanta këtë sezon është pikërisht vendi i dytë në kampionat. Një pozitë kjo që do të ishte historike për këtë klub. Në këto kushte hakmarrja ndaj Juventusit duket si diçka e pamundur për tu realizuar.

“Mos qaj Atalanta, ka një vend të dytë për të fituar. Dhe askush nuk do të largohet, me koston e ndihmës për këtë Juve. Kupa, edhe një herë, përfundon në duar të tjera. Edhe nëse këtë herë do të ishte ndryshe, nëse përpiqemi, pavarësisht gjithçkaje, të arsyetojmë. […] Mbetet të themi, tani, për kampionatin. Për shkak se qëndrime të caktuara arrogante të lojtarëve të Juventusit do ta shtynin zemrën për të thënë: ok, Milani shkon në Ligën e Kampionëve.

Por Atalanta nuk mund t’i bëjë këto argumente, sepse është ndryshe nga këto mendime, sepse të dielën duhet të fitojmë një vend të dytë që do të ishte historik, një rekord tjetër, një tjetër krem mbi tortën tonë të madhe. Vendi i dytë: ky tani do të jetë trofeu ideal për tu ngritur. Mos qaj, Atalanta. Ju jeni të shkëlqyeshëm njëlloj”, shkruhet në faqet e “L’Eco di Bergamo”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online