Hakmarrja e Gjokës, Vllaznia merr pikë në Kukës

Vllaznia që nuk ta pret mendja!m Në 90 minuta të parashikuara tepër të vështira në Kukës, skuadra shkodrane ndal krizën dhe merr një barazim 2-2, që vlen si një fitore e madhe, duke parë momentin e kuqebluve.

Ernest Gjoka kthehej për herë të parë në Kukës si kundërshtar, pas titullit kampion dhe largimit me polemika në verë, ndaj ishte një ndeshje e veçantë për të. Pika e marrë është e tëra për t’u shijuar për trajnerin kampion në fuqi, që edhe dje u “ofendua” nga Gjici, i cili tha se “Gjoka mori një skuadër që lufton për mbijetesë, gaboi”.

Ajo skuadra për mbijetesë, në fakt, quhet Vllazni, dhe nuk është aq e lehtë për t’u mundur dhe ktë Kukësi, por edhe Gjoka, e dinë mirë, sepse  dy nga 4 përballjet e sezonit të shkuar nuk patën fitues.

Super Atsina në Kukës, sepse sulmuesi afrikan më në fund është kujtuar të bëjë sulmuesin dhe dy gola në 20 minuta ishin sinjali më i qartë se ky lojtar vlen shumë.

Megjithatë, një shkodran, Sindrit Guri, shkurtoi në minutën e 25-të, dhe Elton Kale shënoi një supergol në minutën e 61-të, duke kthyer gjithçka në ekuilibër.

Vetëm aq, sepse Kukësi asnjëherë nuk e rriti ritmin aq sa duhej për të tronditur shumë mbrojtjen shkodrane, edhe pse situatat e rrezikshme nuk munguan.

Vllaznia avancon në renditje, edhe pse shumë pak, por moralisht është goditje e madhe, ndërsa Kukësi ndalet, tashmë e sheh edhe më lagtr Skënderbeun kryesues, që fërkon duart.

Kukësi – Vllaznia      2-2

Shënues: Guri 25′, Elton Kale 61′ / Atsina 7′, 20′

Kukësi: Koliçi, Idrizi (Imami 63′), Alla, Hoxha, Rrumbullaku, Kërkotiç (Musolli 78′), Ethemi (Shtubina 46′), Kale, Bakaj, Guri, Alijev. Trajner: Mlladen Milinkoviç

Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Marku, Krymi (Bardulla 77′), Tafili, Hasani, Lika, Çinari (Kalaja 69′), Atsina (Ribaj 84′). Trajner: Ernest Gjoka

Kartonë të verdhë: Koliçi 27′, Alla 29′, Elton Kale 44′, Alijev 69′ / Çinari 47′, Orelesi 85′

Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Korreshi, Marjus Qose, Eldorjan Hamiti

GOLAT

7′ GOL VLLAZNIA Nga një goditje dënimi, tentativa e parë ne kokë u devijuannga Koliçi dhe u përplas në shtyllë. Atsina ndoqi aksionin dhe nga fare pranë shënoi.

19′ GOL VLLAZNIA Atsina provin nga distanca, grushton Koliçi në tentativën e parë. Aksioni vazhdon dhe sërish Atsina godet duke shënuar golin e dytë.

24′ GOL KUKËSI Goditje dënimi për Kukësin, topi në shryllën e parë dhe Guri me kokë çon topin në rrjetë! Një shkodran i shënon Vllaznisë, Guri nuk feston për golin!

61′ GOL KUKËSI Elton Kale shënon një gol spektakolar. Merr një top jashtë zone, nuk i bën presing asnjë shkodran dhe mesfushori brazilian ka kohë të matet dhe të lëshojë një silurë, duke barazuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *