Hakaj prish planet e Teutës, Çyrbja: Vetëm për fitore!

Durrsakët nuk kanë rrugë tjetër të premten. Tri pikët janë detyrim, ndërkohë që Nica duhet të gjejë një zgjidhje për krahun e majtë të mbrojtjes

Arbër Çyrbja është një lojtar i formuar te Teuta dhe me largimin e Nijas Lenës ka marrë shiritin e kapitenit. Trajneri Stavi Nica ia ka besuar pikërisht mesfushorit durrsak shiritin, si lojtari që e njeh më së miri ekipin dhe që vetëm për një periudhë të shkurtës është shkëputur nga ekipi. Sigurish të mbash shiritin është përgjegjësi, gjë që e pranon edhe vetë Çyrbja. “Shiriti i kapitenit është përgjegjësi, por nuk është shumë domethënëse, nuk është shumë e domosdoshme. Ai që është me i vjetri, ai qe e njeh më mirë klubin, besoj se e meriton”, kjo është përgjigja e kapitenit të ri të Teutës në “RTSH Sport”, ndërkohë që ai flet me tej në lidhje me përgatitjet në Antalia dhe formën e skuadrës durrsake, që nga janari drejtohet Stavri Nica dhe Ilir Biturku. “Në Antalia luajtëm tre ndeshje miqësore, ku në përgjithësi u paraqitëm shumë mirë. Besoj se çdo gjë shkoi përkryer. Ekipi është thuajse i njëjtë, me 2-3 largime dhe afrime. Besoj se çdo trajner ka detyrat e veta dhe ka dëshirat e veta. Besoj se atë që kërkon stafi ne do ta plotësojmë. Besoj se ka rritje lojtarësh nga skema që ka përdorur profesori. Them se jemi më të fortë në prapavijë”, deklaron Çyrbja. Pas dy ditësh Teuta do të luajë kundër Lushnjës, skuadër që i ka mundur durrsakët në fazën e parë në stadiumin “Roza Haxhiu”. Këtë herë nuk falet nëse nuk dilet me pikë të plota nga “Niko Dovana”. Kapiteni, për sfidën me verdhejeshilët thotë: “Është një ndeshje shumë vendimtare, pasi Lushnja është në vend të fundit dhe rezultati i vetëm për ne në këtë ndeshje janë tre pikët”.

PROBLEMI

Trajneri Nica gjatë fazës përgatitore ka aplikuar një skemë të re tek Teuta. 5-4-1 ka qenë moduli, teksa tentohet një skuadër me ekuilibër në fushën e blertë. Para ndeshjes me Lushnjën shqetëson Esin Hakaj, i cili ka probleme sërish me muskujt e barkut dhe do të mungojë në këtë ndeshje. Stafi teknik duhet të gjejë një zgjidhje për linjën e majtë të prapavijës dhe alternativat mungojnë, pasi nuk ka një tjetër futbollist që luan në atë pozicion dhe e ka rolin e tij natyral. Një opsion është Fabjo Beqja, i cili ka luajtur më parë në atë pozicion, por edhe Amir Bilali, mbrojtësi i afruar nga Rabotniçki. Ish-futbollisti i Bylisit bën edhe mbrojtësin e majtë. Sot dhe nesër stafi teknik do të testojë lojtarët për të vendosur edhe formacionin që do të startojë kundër Lushnjës. Mungesë e sigurt për këtë takim është mesfushori Anel Dediç, një nga lojtarët më të rëndësishëm të durrsakëve në pjesën e parë të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online