Trajneri i kampionëve të Gjermanisë është shprehur optimist për takimin kundër madrilenëve. 72-vjeçari beson se djemtë e tij mund të përsërisin tripletën e vitit 2013
Karriera e Jup Hajnkesit si trajner filloi në vitin e largët 1979, sot 39 vite më vonë në CV-n e 72-vjeçarit janë plot 10 ekipe të ndryshme në Gjermani, Spanjë e Portugali. Ai ka fituar gjithçka që mund të fitohej, duke fituar kështu një vend unik në librat e historisë së futbollit, por një personazh i madhësie të tillë meriton një lamtumirë të po këtij niveli. Në vigjilje të sfidës ndaj ish-ekipi të tij Realit të Madridit, është shprehur se ndihet optimist për këtë përballje “titanësh” me një kundërshtar që sipas tij është i tërësisht i barabartë me Bajernin që ai drejton.
GJYQTARËT
Konferenca filloi me një pyetje të pazakontë për gjyqtarët e takimit. Hajnkes u përgjigj shkurt dhe qartazi: “Asnjëherë gjatë karrierës time si karrierë nuk kam folur për vendimet e gjyqtarëve. Kam besim të plotë te gjyqtari Bjorn Kuipers. Ai ka treguar se është i aftë të gjykojë të tilla takime”.
RONALDO DHE LEVANDOSKI
“Jemi në fazën e gjysmëfinaleve të Champions-it. Kundërshtarët tanë garantojnë një ndeshje fantastike. Kam respekt të veçantë për një skuadër si Reali, si dhe për një lojtar të rrallë si Ronaldo që ka një karrierë si askush tjetër. Gjatë një analizës së kundërshtarëve i kushtoj rëndësi të madhe disa individëve të veçantë, por dhe në e kemi një të tillë. Kam besim të madh te sulmuesi ynë, Robert Levandovski. Ai ka shënuar 39 gola gjatë këtij sezoni, kështu që ndërsa ne do na duhet të bllokojmë Ronaldon, kundërshtarët tanë do të kenë një mision po aq të vështirë, pasi do i duhet të ndalin Levandoskin”, tha Hajnkes duke shprehur qartë besimin që ka te bomberi polak. Në pyetjen pasardhëse ai u pyet nëse do të pranonte një shkëmbim Ronaldo-Levandovski, pyetje të cilës i përgjigj me të njëjtën mënyrë: ”Klubi i Bajernit të Mynihut dihet me fakt që lojtarë të kalibrit të Levandovskit. Ai është një person që përçon një atmoserë pozitive në ekip dhe ka një etik punë për përgëzuar”.
ZIDAN
“Kam qenë gjithmonë një admirues i madh i Zidanit si lojtar. Tani jam një admirues i tij dhe në postin e trajnerit. Ai ka një stil që mua më pëlqen shumë, pasi nuk merret me mediet dhe nuk kam dëgjuar të përfshihet në ngacmime me trajnerë të tjerë. Ai është qendra e vëmendjes vetëm gjatë 90-minutëshit të lojës, një shembull ky për t’u ndjekur nga shumë trajner të ardhshëm”
LAMTUMIRA
“Kam pasur një karrierë shumë të suksesshme, nuk kam asnjë peng. Reali është një kundërshtar i denjë për një ndeshje të fundit, por normalisht do të ishte më bukur që të thosha lamtumirë në finalen që do të zhvillohet në Kiev. Tani ndihem i qetë, nuk kam asnjë lloj emocionoi, por jam i bindur që kur të fillojë ndeshja nuk do mund ta përmbaj veten”.
EKIP FAVORIT
”Është një gjysmëfinale ndërmjet dy skuadrave me një traditë kolosale në futbollin evropian. Për mua ky takim nuk ka favorit, sigurisht Reali ka fituar Champions-in gjatë dy viteve të fundit, por ne jemi në një ritëm shumë të mirë. Kemi fituar titullin e kampion të Gjermanisë dhe tani duam të shpallemi kampion të të gjithë Evropës”.
TRIPLETA
“Jemi në një formë të ngjashme me skuadrën e fituese të tripletës në vitin 2013. Atmosfera në ekip është shumë e mirë, prandaj dhe jam optimist se mund të dalim triumfues në ndeshjen e radhës, po treguam besim në fushën e lojës nuk ka ekip që na del përpara”, përfundoi Hajnkes.