Hajmalia e Toni Kros! Nuk pranonte t’i hiqte nga këmba atletet fatsjellëse dhe i përdori edhe të dëmtuara në finale, por duhet të heq dorë përfundimisht

Një nga blerjet me të mira në dekadën e fundit është padyshim gjermani Toni Kroos, i cili ka fituar 5 herë Uefa Champion League me Real Madridin. Mesfushorin gjerman, gjatë këtyre viteve dhe fitoreve e kanë shoqëruar gjithmonë atletet e tij fatsjellëse Adidas. Kroos i përdorte ato që nga sezoni 2013-2014 dhe kujdesej shumë për to.

Për 8 vite me radhë, mesfushori ka përdorur vetëm atletet fatsjellëse dhe në një intervistë e ka pranuar që për të është shumë e rëndësishme. Pas fitorës së Champions League kundër Liverpool, Adidas fatsjellës u dëmtuan rëndë dhe siç duket nëpërmjet fotove vështirë se mund ti përdorë sërisht. Para finales atij i kanë ofruar një palë atlete të reja, por gjermani ka refuzuar, ndërsa për sezonin e ardhshëm duhet të gjejë të tjera. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *