“Duka kërkonte dikë që të rrinte në Shqipëri”! Italiani largohet nga posti te Kombëtarja: Shikoni me vëmendjen Toçin e Fiorentinës, hidhni vështrimin atje…

Giancarlo Camolese e ka mbyllur bashkëpunimin me Shqipërinë. Italiani ishte në postin e drejtorit teknik te Federata Shqiptare e Futbollit. Pas një vit e gjysmë ishte koha e ndarjes, teksa kreu i FSHF, Duka, kërkonte dikë që të qëndronte në Shqipëri për këtë post. Nga krahu tjetër Camolese e kishte të pamundur një gjë të tillë. Në intervistën e dhënë për mediat italiane, Giancarlo u shpreh:

“Gjithçka nisi nga presidenti Armand Duka, që e kisha takuar në të shkuarën. Ai donte që unë ta merrja këtë pozicion. Ishte eksperiencë shumë e bukur, interesante dhe stimuluese. Ajo përfundon tani pasi presidenti ka nevojë për një figurë që të jetë i pranishëm çdo ditë në Shqipëri, ndërsa unë për arsye familjare kam nevojë që të jem shpesh në Itali. Duka e kërkon një gjë të tillë me të drejtë.

Ishte një vit e gjysmë eksperiencë në të cilin u përqendrova mbi të gjitha në organizimin e Federatës, në marrëdhëniet me UEFA-n dhe me ekipet kombëtare të të rinjve, duke vendosur një punë që përfshinte edhe shkollën dhe trajnerët.

Ndërkohë dua të them se kam njohur një futboll plot entuziazëm dhe pasion, me shumë lojtarë interesantë. Disa luajnë jashtë vendit, por edhe në Itali. Mes tyre, një djalë që më pëlqeu menjëherë ishte Asllani. Ai është shumë i ri, është i vitit 2002, por shumë shpejt e thirrëm në U21: pastaj me kalimin e kohës djali dhe Empoli bënë pjesën e tyre dhe tani në fakt ai është një nga lojtarët më të vlefshëm në treg. Asllani ka cilësi të shkëlqyera dhe është përmirësuar.

Një lojtar tjetër i ri interesant? Një nga perspektivat e mëdha është Toci, sulmuesi Primavera i Fiorentinës, i cili bëri shumë mirë këtë vit, ai u thirr për U-19 dhe bëri një turne të shkëlqyer U19 kundër Francës dhe Serbisë. Ai është përmirësuar shumë me Fiorentinën dhe duhet mbajtur një vështrim te ai për të ardhmen”, tha Giancarlo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online