Hajduk-Shehi, tanimë është vendosur gjithçka

Të gjithë u habitën në janar kur Teuta njoftoi huazimin e mbrojtësit Dajan Shehi te kroatët e Hajduk Split. Futbollisti 21-vjeçar nga Elbasani u aktivizua në ekipin e dytë dhe në fund të këtij sezoni kroatët mund ta blinin për shumën e 120 mijë eurove.

Teuta përfitoi 20 mijë euro për huazimin, ndërkohë që tashmë Shehi rikthehet te durrsakët dhe së bashku me Ante Hrkaç dhe Silvester Shkalla janë opsione për trajnerin Shkëmbi në qendër të mbrojtjes. I riu ka edhe dy vite kontratë me Teutën.

Të dashur miq e dashamirës. Sapo përfundova periudhën e huazimit me ekipin kroat të Hajduk Splitit, një sprovv e vështirë dhe shumë motivuese, por jam me kokën lart. Do vazhdoj të jem pjese e ekipit te Teutës këtë sezon, ku do angazhohem për te punuar sa më fort dhe për të arritur qëllimet e karrierës sime. #nevergiveup”,  shkruan Shehi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *