Ish-trajneri i Shqipërisë, Hafizi, duke folur për “Supersport”, u shpreh: “Kosova kishte lojtarë të shpejtë, teknikë, që lëviznin pa fund, e përdorin mirë topin dhe e pasojë shpejt e saktë. Kjo na mungon ne. Më duket se Panuçi nuk i ka idetë të qarta. Nuk mund të luhet me Ndojin të avancuar në krah në sulm, nuk mund të luhet me Bujar Likën mbrojtës të majtë. Kosova ka elemente shumë cilësore, thjesht i duhet një dorë që të ndërtojë skuadër. Sot pamë një Kosovë të shkëlqyer, që premton shumë”.