Hafizi: Duka mund të mos kandidonte. Kalimi nga politika në sport nuk bëhet me ‘unë ndjek futbollin prej 30 vitesh’

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Astrit Hafizi, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me zgjedhjet për kreun e ardhshëm të FSHF-së, duke pasur nota kritike si për Dukën, ashtu edhe për Finon, por gjithashtu ka pranuar se është edhe ‘faji’ i gjithë futbollit shqiptar, që është shumë i brishtë dhe pa mbështetje.

PËR DUKËN – “Një mbyllje shumë dinjitoze për Dukën do të ishte moskandidimi, për atë që ka arritur këto 16 vjet. Me të vërtetë ka disa gjëra të cilat vijnë një herë, nuk vijnë shpesh, sidomos e fundit që është pjesëmarrja në Kampionatin Europian. Emri i tij do të mbetet i shkruar kudo. Qëndrimet e tepërta gjithmonë të çojnë në disa angazhime apo lëndime të një pjese të madhe të komunitetit të futbollit. Eksperienca e ka treguar edhe në institucione si UEFA e FIFA, ato që kanë qenë shumë vite janë larguar në fund me largime jo të mira”.

KOMUNITETI I FUTBOLLIT – “Mendoj që komuniteti i futbollit nuk afrohet, nuk mbështetet në këtë drejtim, duhet të ketë figura nga futbolli që të jenë të afta të qeverisin futbollin. Nuk them se komuniteti i futbollit mund të bëjë edhe më mirë, ai mund të bëjë edhe më keq, shihni Platini. Nuk është e thënë, por ne nuk mund të futemi, se nuk na mbështet njeri”.

PËR FINON – “Sa shpejt futen nga politika apo nga jeta sociale në futboll? Pse? Vetëm nga një fjalë se e dua futbollin? Pse është kjo shprehja që përdorin ‘unë ndjek futbollin prej 30 vitesh’? A më pranon kush mua në politikë? Po të futem, e pozicionohem majtas apo djathtas, cila është gjëja e parë që do të thotë ndonjëri nga kampi kundërshtar? ‘Pa shiko topin ti, ku di gjë ti nga këto’, do të thonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online