Komplimentet për Kristiano Ronaldon nuk po kanë fund. Tripleta ndaj Atletiko Madrid ka kthyer të gjithë vëmendjen e botës së futbollit drejt tij dhe së fundmi për të ka folur dhë një ndër legjendat më të mëdha të këtij sporti si Diego Armando Maradona.
“El Pibe de Oro”, ka mbetur i shtangur me atë çka bërë portugezi dhe në një prononcim për mediat argjentinase ka thënë: “Ka disa lojtarë që u kanë bërë magji. Ne argjentinasit e duam Mesin dhe jemi shumë krenar që ai nuk na braktisi për Spanjën, por ai tjetri është një bishë. Ronaldo ka një fuqi të pastër dhe është një magjistar. Ai tha se do të shënonte tre gola dhe e bëri këtë gjë”, përfundoi Maradona.
Gjithsesi duhet përmendur se Maradona është ndër ato persona që i harron shpesh fjalët që thotë. Nuk ka qenë të pakta rastet që argjentinasi ka ngritur në qiell Mesin e në të njëjtën kohë ka folur kundër Ronaldos.