Pas humbjes ndaj Sasuolos, Ikardi ka folur për “Premium Sport”: “Ka shumë zhgënjim sepse kishim një tjetër objektiv dhe nuk ia arritëm. Ishte të fitonim dhe më pas në Romë të luanim shanset tona, tani duhet të presim se çfarë do të ndodhë në Krotone-Lacio. Jemi përpjekur që të shënojmë nga minuta e parë, por më pas erdhi ajo goditje dënimi e dyshimtë që na penalizmi. Por, në aspektin e lojës zhvilluam një ndeshje të madhe, më pas u treguan të aftë ata në kundërsulme.
Tani, nuk na mbetet të bëjmë tifo për Krotonen dhe të shpresojmë. Eshtë objektivi i të gjithëve të shkojmë në Champions”. Sakaq, renditja e golashënuesve më të mirë, tjetër objektiv për argjentinasin: “Objektivi im ishte të shkoja në Champions, më pas vjen renditja e golashënuesit më të mië. Sigurisht, të presim ndeshjen në Romë dhe shohim. E ardhmja? E them çdo vit, gjithçka bëj është sepse më ndihmon Interi, golat e paraqitjet janë rrjedhojë. Kur të mbarojë viti do të ulem të flas. Dua të mirën e ekipit”. Sakaq, ka zbuluar: “Kam problem në gju prej një viti, më bezdis dhe përpiqem të luaj gjithmonë. Për Botërorin do të jetë vendimi i trajnerit, mund të luaj ende. Jam i qetë, nëse do të vijë Argjentina, do të jetë meritë e Interit. Ndryshe, do të pushoj gjurin”.