Gyndogan i qetë: Mund të kthehem i buzëqeshur në shtëpi!

Eliminimi nga Kupa e Botës në fazën e grupeve sigurisht që u përjetua keq në Gjermani. gjithashtu pati edhe çështje të tjera, teksa ajo e lojtarëve me kombësi të tjera ishte nga më të ndjeshmet. Mesut Ozil u largua nga kombëtarja dhe shkoi deri në atë pikë sa të kishte edhe shenja racizmi.

Gjithsesi gradualisht gjithçka po lihet pas dhe kjo u pa edhe në ndeshjen e Nations League që Gjermania zhvilloi kundër Francës. Ikaj Gyndogan, mesfushori me origjinë turke, u aktivizua në pjesën e dytë dhe për të pati duartrokitje nga pjesa më e madhe e tifozëve në “Allians Arena”.

“Isha nervoz kur po bëhesha gati në stol. Nuk kam pse të frikësohem, por isha nervoz. Kjo pasi nuk dija çfarë të prisja. U lumturova kur dëgjova duartrokitjet. U ktheva pas duartrokitjet dhe mund të fokusohesha më pas në ndeshje. Tani mund të kthehen në shtëpi me buzëqeshje”, u shpreh mesfushori për mediet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *