Vllaznia do të përballet kundër Tiranës në ditën e nesërme. Shkodranët do të kërkojnë me çdo kusht që të hapin sërish historinë e titullit kampion, megjithëse këtë herë nuk e ndiejnë veten shumë të përfshirë. Në konferencën për shtyp ka dalë Gurishta, i cili u shpreh se Tirana nuk duhet të sjellë frikë, pavarësisht se është ekipi i momentit.
“Tirana është ekipi më i mirë i momentit. Nuk është kot në krye të tabelës. Ka sulmin më të mirë, por realisht ne nuk i kemi frikë. Tre ndeshjet e kaluara kundër Tiranës kemi marrë dy fitore një barazim. Kështu që realisht nuk duhet të kemi frikë, por duhet të futemi në fushë me besim dhe përqendrim. E vetmja zgjidhje është tre-pikëshi.
Në të tilla ndeshje nuk shikohet renditja dhe as diferenca e pikëve. Janë ndeshje që si tifozët në tribunë, si lojtarët në fushë që kanë kënaqësi ta luajnë, është një ndeshje që nuk ka favorit. E vendosin episodet. Ai ekip që gabon më pak e fiton ndeshjen. Nesër nuk do shihen ato 11 pikët diferencë, besoj se është një diferencë shumë e madhe, nesër do e tregoj fusha nëse ajo diferencë është reale apo jo”, tha Gurishta. /Sport Ekspres/