Njihet për nxjerrjen e një lojtari nga hiçi, përse Mourinho po ngre 29-vjeçarin spanjoll dhe jo Marash Kumbullën?

Kur Mourinho shkoi te Roma, tifozët shqiptarë kishin entuziazëm se Marash Kumbulla do t’i kthehej Kombëtares si një yll i vërtetë europian. Por nuk ndodhi kështu, pasi portugezi nuk e ka pasur kurrë në listën e tij të preferencave këtë mbrojtës.

Flasim për një trajner që në çdo skuadër që ka shkuar, gjithmonë e ka nxjerrë një lojtar nga hiçi, për t’i dhënë vëmendjen kryesore. Por këtë herë nuk ishte rasti i Kumbullës, pavarësisht se në fillim u mendua se Marashi do të ishte elementi që Mourinho do ta ngrinte në nivelet më të larta.

Portugezi po investon te 29-vjeçari spanjoll, Diego Llorente. Pavarësisht moshës më të madhe se Kumbulla, Mourinho i ka dhënë një dorë më tepër Llorentes. Madje ky i fundit arriti që të prishte formacionin standard të mbrojtjes së Romës, Ibanez-Mancini-Smalling. Ibanez u la në stol në ndeshjen më të rëndësishme të Romës, atë të çerekfinales ndaj Feynord, teksa vendin e titullarit e mori pikërisht mbrojtësi spanjoll. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online