Guri: Mos u çudisni nga fitorja e Skraparit ndaj Shkumbinit!

Pas fitores shumë të rëndësishme që Skrapari ka arritur ndaj fqinjëve të tyre Naftëtarit, në qytetin e Corovodës ka realisht një interesim shumë të lartë për kryendeshjen e kësaj fundjave Shkumbinit.

Për këtë takim drejtuesit e skuadrës së Skraparit kanë premtuar një ndeshje të hapur dhe të pa kompromis, çka do të thotë se ndaj peqinasve çorovodasit do të kërkojnë vetëm fitoren, për të cilën shprehen shumë të sigurt se do ta realizojnë, duke parë shkallën e lartë të motivimit të skuadrës dhe sportdashësve vendas.

Pavarësisht emrit dhe pretendimeve që ka skuadra e Shkumbinit në këtë kampionat, ne jemi të vendosur që të kërkojmë fitoren ndaj tyre në fushën tonë, sepse edhe ne kemi investuar shumë në këtë kampionat, dhe pretendojmë realisht vendin e dytë. Humbja e Shkumbinit këtë fundjavë nuk do të jetë aspak çudi për askënd”, është shprehur sulmuesi kryesor i Skraparit Oltion Guri, autori i dopietës së fitores së Skraparit në Kuçovë javën e kaluar.

Edi Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online