Guri: Kishim harruar që ishim kampionët në fuqi

Sindrit Guri po shkëlqen këtë sezon te Kukësi, ku është kthyer në pikë referimi në sulm, pas largimit të Pero Pejiçit. Sulmuesi shkodran, i ftuar mbrëmë në “Procesi Sportiv” në Top Channel, deklaroi ndër të tjera se ndryshimi i Kukësit në vitin 2018 ka ardhur nga ndryshimi në stol: “Skuadra po kalon një moment të mirë. Është ndërruar stafi teknik dhe po punojmë fort. Ndaj Vllaznisë ishte një ndeshje që duhet ta fitonim. E vlerësuam përballjen ndaj Vllaznisë dhe arritëm të merrnim tri pikët. Trajneri mundohet të na injektojë besim, çka na kishte munguar në fakt. Kishim harruar që ishim kampionë në fuqi të Superiores”.

Autor i 5 golave këtë sezon në Superiore, Guri beson se do të vijnë të tjerë: “Me Bakajn ndihem shumë mirë në sulm, do sigurojmë shumë gola të dy bashkë”.

Ndoshta qetësia te Kukësi është kthyer edhe nga mungesa e mbledhjeve furtunë: “A ka bërë mbledhje të skuadrës, presidenti Gjici? Na ka marrë malli për presidentin se nuk e kemi parë prej ca kohësh”, përgjigjet me humor Guri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online