Guri: Humbje dëshpëruese, Shehi u tregua shumë i zoti

Pas ndeshjes për “Supersport”, Sindrit Guri ishte mjaft i mërzitur për humbjen në Korçë. Shkodrani foli dhe për rastin e shpërdoruan në pjesën e dytë, ku mund t’i kishte dhënë avantazhin skuadrës së tij. Nuk mund të linte jashtë fokusi dhe çështjen e titullit kampion?

“Jam i lumtur për golin, por jo për rezultatin. Në momentin tonë më të mirë u ndëshkuam. Më vjen keq, kishim ardhur për fitore, por nuk ia arritëm. Shehi u tregua shumë i zoti, mendova ta kap në kundërkohë, por gabova. Skënderbeu ka një skuadër shumë të mirë dhe luan shumë mirë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim përpara”.

“Titulli? Po bisedonim me djemtë pas ndeshjes, është një humbje dëshpëruese, e kishim organizuar ndryshe këtë sfidë. Nuk mund të them që nuk besojmë te titulli, por duhet të shohim përpara dhe të luajmë në çdo ndeshje për fitore”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *