Trajneri i Karabak, Gurbanov u duk i kënaqur pas sfidës pa gola, të regjistruar në stadiumin “Selman Stermasi” ndaj Partizanit . Ai u shpreh se Kundërshtari ishte shumë i organizuar. Shton se të tijët do e kenë më të lehtë në ndeshjen e kthimit dhe beson te kualifikimi i ekipit të tij.
“Jam i kënaqur nga ky rezultat. Gjatë 90 minutave, ishte një ndeshje e vështirë. Patëm disa vështirësi, Partizani luajti shumë mirë dhe ishte shumë kompakt në mbrojtje. Mendoj, se në ndeshjen e dytë do të jetë më lehtë për ne.”
“Në pjesën e dytë, pati shumë momente të rrezikshme. Kontrollin e topit e kishim ne, gjë që mendoj se ishte dhe pika e dobët e Partizanit. Ata do ta kenë shumë të vështirë të luajnë në fushën tonë.”
“Nëse do të kishim fituar sot, do të ishim më të qetë, por jemi shumë të gatshëm për ta përgatitur maksimalisht ndeshjen e kthimit, pasi duhet të jemi seriozë përballë një kundërshtari shumë të organizuar”, tha Gurbanov.