Guidolini u drejtoi armën lojtarëve, zbulon Amauri

Ish-sulmuesi i kombëtares italiane, Amauri, ka zbuluar një episod kurioz nga koha kur luante për Palermon, një dekadë më parë. Ishte viti 2006 dhe Amauri rrëfen se si trajneri i asaj kohe, Françesko Guidolin, u drejtoi një armë lojtarëve, para një ndeshjeje në kupat e Europës.

Amauri, tashmë 37 vjeç, luajti dy vite në Palermo dhe kujtn çfarë ndodhi para një sfidë kundër Uest Hemit, në Kupën UEFA. Palermo kishte fituar 1-0 ndeshjen e vajtjes dhe më pas fitoi 4-0 në kthim, ndërsa Guidolin e motivoi në një mënyrë të pabesueshme skuadrën para ndeshjes së kthimit.

“Nuk do ta harroj kurrë atë që ndodhi një pasdite në stërvitje,” tregon Amauri për Il Giornale di Sicilia.

“Po përgatiteshim për ndeshjen e kthimit ndaj Uest Hemit dhe Guidolin erdhi në dhomat e zhveshjes me një çantë të madhe. Më pas ai nxorri prej aty një armë dhe ua drejtoi me radhë shokëve të skuadrës dhe mua, duke bërtitur “i goditëm keq, por tani duhet t’u japim fund”. Mbaj mend që unë e Simplisio me zor mbanim të qeshurën, por është një kujtim i bukur, e kujtoj ende me kënaqësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *