Guerrils paralajmërojnë policinë dhe klubin: Lirinë nuk na e cenoni dot!

Javën e shkuar u verifikua një situatë skandaloze në Tiranë, me policinë që nuk lejonte hyrjen e tifozëve të Partizanit në “Selman Stërmasi”, nëse nuk ishin të pajisur me dokument identifikimi. Problemi nuk qëndronte te kërkesa, që edhe mund të konsiderohet e pranueshme, nëse zbatohet për gjithë kampionatin, por realisht nuk pati asnjë njoftim para ndeshjes, as nga policia e as nga Partizani. Tani grupimi i organizuar i tifozëve të Partizanit, Ultras Guerrils, premton “luftë” në rast se do të përsëritet një histori e tillë, ndërkohë që ka paralajmërim edhe për Partizanin, që sipas tyre i la në baltë javën e shkuar.

“Thonë që për hyrjen në stadium nesër është njoftuar nga policia që përveç biletës së stadiumit do të duhen disa dokumente të vogla shtesë. Ndër të tjera anëtarët e UG duhet të kenë me vete analizat e plota gjak-urinë, vërtetim shkolle nëse jeni në punë dhe vërtetim pune nëse jeni në shkollë, dy fotografi personale tuat dhe të komshiut përballë, librezë shërbimesh të makinës, patentë të klasit ACAB (leje drejtimi çudirash), vërtetim pronësie, vërtetim nga të paktën 3 plaka të lagjes që konfirmojnë që je “rob i mirë”, temë me shkrim doktorature dhe tapinë e shtëpisë, nëse do jetë e nevojshme do kërkohen dokumente shtesë. Të gjitha këto për të siguruar që edhe ato pak tifozë që kane mbetur në stadiumet tona të përzihen e të vendosim rregullin që i duhet futbollit shqiptar, të paktën në tribuna, se në trukime, korrupsione, padrejtësi është e vështirë…

“Sigurisht ironia nuk na mungon, por nëse nesër do të kemi probleme për hyrjen në stadium, do t’i shkojmë deri ne fund e do të mbajnë përgjegjësi fajtorët e kësaj situate represive, duke filluar që nga klubi ynë që javën e shkuar i la tifozët në baltë dhe luajtën paturpësisht me stadiumin bosh, e gjithashtu drejtori i turnit në klub deklaronte se ne s’jemi të kulturuar në mbajtjen e mjetit të identifikimit me vete. Identifikimi, skedimi pa kriter, është cenim i lirisë e ne nuk bëjmë kompromis me lirinë tonë!

Nesër sa me të shumtë drejt Gjirokastrës! Ose të gjithë ose asnjë!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online