Karabaku është pengesa e parë dhe më e madhja. Partizani mund të shkojë larg nëse ia del me azerët, ndaj edhe tifozët kanë nisur të mobilizohen që tani. Guerrils i kanë mbyllur pushimet dhe kërkojnë që “Selman Stërmasi” të kthehet në një “vullkan” dhe të kualifikohen.
Ata kërkojnë një verë të gjatë me futboll dhe kujtojnë atë që i bënë Ferencváros verën e vitit 2016. “Do jetë një verë e gjatë dhe plot emocione, duhet vetëm mbështetje dhe besim! Asgjë nuk është e pamundur dhe gjithçka mund të arrihet vetëm duke mos u dorëzuar, gjë që më së miri e tregon rruga që së bashku kemi ndjekur, pa u ndalur asnjëherë përpara asnjë lloj pengese.
Hajde së bashku forca ta kalojmë turin dhe të shkojmë sa më larg! ‘Don’t take me home’ këndohej rrugës për Budapest pa e pasur idenë e magjisë që do të ndodhte disa orë më vonë… Forca Partizan!”, shkruajnë Guerrils në faqen zyrtare në “Facebook”.