Guardiola “varros” edhe Arsenalin, Siti me ritëm të çmendur

Mançester Siti i jep një tjetër mesazh Anglisë: këtë sezon, titulli ka marrë rrugën për në Mançester, në krahun blu të qytetit. Edhe sot skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola konfirmoi se është skuadra më e fortë në Premier Ligë, duke mundur 3-1 Arsenalin.

Në fakt, nuk ishte Siti më i bukur i sezonit, por edhe pa dhënë gjithçka, “Qytetarët” dominuan dhe fituan bindshëm.

Arsenali mbetet i zakonshmi, plot gabime, inferioritet dhe një aftësi e pabesueshme për të bërë gjërat gabim, që nga lënia në stol e sulmuesit kryesor Lakazet, i cili u fut në pjesën e dytë dhe në minutën e 65-të shkurtoi distancën e golave në 2-1, por nuk mjaftoi. De Brujne kishte shënuar në minutën e 19-të dhe Aguero kishte dyfishuar në të 50-tën, ndërsa shpresat e Arsenalit i shkatërroi përfundimisht Gabriel Zhezus në minutën e 74-t.

Siti ka shënuar 52 gola këtë sezon, rekord i gjithë kohërave në Premier Ligë pas 17 ndeshjesh (prej sezonit 1992/93).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *