Guardiola nuk ka konkurent, spanjolli shpallet trajneri më i mirë i vitit nga FIFA

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Mbrëmjen e sotme po zhvillohet në Londër ceremonia e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit 2023 nga FIFA. Në kategorinë e trajnerit më të mirë të vitit, Josep Guardiola nuk ka konkurent. Kreu i pankinës së Manchester City-t është shpallur trajneri më i mirë i vitit.

Guardiola është votuar nga kapitenët e ekipeve kombëtare, ndër të cilët edhe Berat Gjimshiti, trajnerët, mediat dhe tifozët. Pas tij është renditur Luciano Spalletti, ndërsa podiumin e ka plotësuar Simone Inzaghi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *