Guardiola, mendjen te Aleksis Sançez

Java e ardhshme do të jetë vendimtare për të ardhmen kilianit, i cili kërkon me çdo kusht transferimin tek Mançester Sitit i Pepit

Mançester Siti do të përballet sot në jug të Anglisë me Bornemuthin, por trajneri i “Qytetarëve” Pep Guardiola është i fokusuar edhe tek merkato, ku emri që e mundon më shumë është Aleksis Sançez. Ndonëse shpresat që Sançez të veshë që këtë sezon fanellën e Sitit janë të pakta, Pep nuk duket i dorëzuar dhe java e fundit do të jetë vendimtare për të ardhmen e kilianit. Aleksis Sançez ka refuzuar të rinovojë me Arsenalin, pasi kërkon me çdo kusht t’i bashkohet Sitit të Guardiolës. Pep i di fare mirë këto fakte dhe përpos shpresës për të firmosur me Aleksis, ka thënë se edhe kështu siç është Mançester Siti ka një skuadër të shkëlqyer. “Unë jam i kënaqur me ekipin që kam, por të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund. Kanë mbetur dhe 6 ditë nga mbyllja e merkato dhe shumë gjëra janë ende në lëvizje. Në të tri klubet ku kam punuar kam pasur një kontingjent të shkëlqyer. Kam qenë i kënaqur në Barcelonë, kam qenë i kënaqur në Mynih, jam i kënaqur dhe tek Siti. Dua të përgëzoj klubin, sepse ka bërë gjithçka për të më afruar lojtarët që kam kërkuar. Aleksis? Ai është një lojtar i Arsenalit, sikurse Mbape i Monakos e Xhoni Evens i Uest Bromit. Mos më pyesni mua për ta, më mirë pyesni vetë Aleksisin. Ai është lojtari i një klubi tjetër dhe i takon atij klubi të flasë, jo mua”- ka thënë Pep.

Ndeshja në Bornemuth – Guardiola ka folur dhe për takimin në Bornemuth përballë “Qershive”. Trajneri spanjoll io Sitit ka vlerësuar ekipin e drejtuar nga Ed Houi, në kërkim të pikëve të para në këtë sezon. “Kemi lënë dy pikë kundër Evertonit, por në përgjithësi jam i kënaqur me atë çfarë skuadra bëri në fushë. Kemi bërë shumë gjëra të mira dhe këto janë një sinjal pozitiv për vijimësinë e sezonit. Ndaj Bornemuthit duam tri pikët. Ata janë skuadër që të lënë të luash futboll dhe kanë një trajner mjaft të mirë. E kanë nisur sezonin keq me dy humbje, por ndonjëherë këto dhe ndodhin”- ka thënë Pep.

0 fitore

Bornemuthi nuk ka fituar asnjëherë përballë Mançester Sitit në 10 takime që këto dy ekipe kanë zhvilluar ndërmjet tyre

Formacioni i mundshëm i Bornemuthit (4-4-2)

Begoviç

Smith Kuk Ake Daniels

Frejzër Surman Arter Puh

King Afobe

Formacioni i mundshëm i Sitit (4-2-3-1)

Ederson

Stons Kompani Otamendi Danilo

Fernandinjo Sterling

De Brujn Silva Aguero

Zhezus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online