Guardiola: “Mendi super, por e tepron me rrjetet sociale”. Mbrojtësi i përgjigjet në… Twitter

Mançester Siti triumfoi dje në Emirates Stadium ndaj Arsenalit, me dy gola që u krijuan nga mbrojtësi i majtë Benxhamin Mendi.

Francezi u ble vjet për 57 milionë euro nga Monako dhe u dëmtua rëndë, aq sa luajti shumë pak, 8 ndeshje mes Sitit e kombëtares franceze, por aq i mjaftoi të fitonte 4 trofe, një rekord i rrallë.

Dje pas ndeshjes Pep Guardiola nuk e fshehu kënaqësinë për paraqitjen e mirë të mbrojtësit, ndërsa më shaka shtoi: “Ndonjëherë duam ta vrasim dhe ndonjëherë habitemi çfarë lojtari kemi. Na jep shumë energji. Mendi ka shumë gjëra ku mund të përmirësohet dhe për ta bërë këtë gjë do të mundohemi ta bindim të lërë paksa mënjanë rrjetet sociale”.

Këtë deklaratë e publikoi faqja e Sitit në Twitter dhe e shpërndau edhe Mendi, si zakonisht shumë aktiv në rrjetet sociale, duke shkruar “Oops”. Më pas, mbrojtësi u përgjigj: “Do ta bëj, premtoj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *