Guardiola lë 100 milionë sterlina lojtarë në shtëpi!

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola sheh vetëm nga e ardhmja, duke i bërë dalje disa prej emrave të rëndësishëm në ekip. Elakim Mangala, Xho Hart, Samir Nasri, Vilfrid Boni dhe Xhezon Denajer janë lënë në Mançester për t’u stërvitur dhe nuk do të udhëtojnë drejt SHBA-së ku Siti do të zhvillojë një pjesë të fazës përgatitore të verës. Guardiola ka vendosur të marrë me vete në SHBA portierin e ri të afruar nga Benfika, Ederson, teksa Klaudio Bravo do t’i bashkohet “Qytetarëve” përtej Atlantikut sapo të mbyllë pushimet e shkurtra të verës. Gazeta “Daily Mail” ka bërë me dije se Guardiola nuk ka ndër mend t’i japë asnjë shans portierit titullar të kombëtares angleze, Xho Hart.

Pas një sezoni të kaluar te Torino në formë huazimi, Hart është kthyer në Angli tek Siti, por është e qartë tashmë se ai nuk ka të ardhme në “Etihad” nën drejtimin e Guardiolës. Sipas kësaj gazete Pep i ka lënë të kuptohet Hartit dhe të tjerë emrave të lartpërmendur se duhet të shohin për ndonjë sistemim tjetër për sezonin e ri. Ajo që vlen të theksohet është se vlera e tyre gjithsej i kalon të 100 milionë sterlinat. Në turin e vet në SHBA, Mançester Sitit do të përballet me Junajtidin në Hjuston, Realin e Madridit në Los Anxhelos dhe Totenhamin në Nashvill në periudhën 20-29 korrik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online