Guardiola i sinqertë: Ishin penallti, na ndihmoi fati

 

Pep Guardiola tha se është “tifoz i madh i VAR” , pavarësisht se Mançester Siti pati dy penallti kundër dhe mori një karton të kuq ndaj Shalkes, në sfidën e vajtjes për 1/8-at e finaleve në Champions League.

Shalke shënoi dy herë me penallti në pjesën e parë, me Bentaleb, ndërkohë që penalltia e parë u akordua pas sinjalizimit nga arbitri në VAR.

Penalltia e dytë u dha menjëherë nga arbitri dhe më pas VAR e konfirmoi.

Otamendi doli me karton të kuq në pjesën e dytë, pasi mori kartonin e dytë të verdhë të ndeshjes.

Gjithsesi, Guardiola tregohet zotëri: “Ishte penallti ajo e Otamendit. Edhe e dyta ishte penallti. Kishte edhe pozicion jashtë loje në fakt. Edhe kartoni i kuq jepej.

“Kam besim te VAR. Ndonjëherë kam ankesa, por jo sot. Ishin të dyja penallti”.

Guardiola shqetësohet më shumë nga skuadra e tij: “Pësuam dy gola, kemi pësuar shpesh gola të panevojshëm në Champions, pas grupeve. Duhet qetësi, duhet siguri dhe shumë kujdes. Nuk shkojmë askund nëse pësojmë gola kaq lehtë, nuk përmbysim dot çdo ndeshje, sot patëm fat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *