Mançester Siti po e vret Premier Ligën dhe bën çfarë të dojë edhe në merkato, duke mos e vrarë mendjen për Fair-Play financiar dhe duke bërë garë me PSG-në kush shpenzon më shumë, fundja para nafte janë, nuk i shpenzon klubi.
Në vitin 2014 Siti blinte Mangala për 42 milionë sterlina dhe që atëherë ka nisur një çmenduri shpenzimesh, me Otamendin e paguar 40 milionë, Stouns 48, Uoker 50, Danilo 27 e Mendi 52 milionë sterlina.
Sot vjen edhe bomba e radhës: për 58-60 milionë sterlina, qendërmbrojtësi Ajmerik Laporte lë Atletik Bilbaon për Sitin, që vendos një rekord të ri shpenzimi në historinë e vet për një futbollist!
Manchester City have now spent €333m on defenders in the last 4 years:
? 2014 : Mangala €54m
? 2015 : Otamendi €45m
? 2016 : Stones €55m
? 2017 : Walker €57m
? 2017 : Mendy €57m
? 2018 : Aymeric Laporte €65mpic.twitter.com/mT7a0ARSwe— Football Funnys (@FootballFunnys) January 29, 2018
300 milionë sterlina vetëm për mbrojtjen, më shumë se Mançester Junajtid për gjithë skuadrën, imagjinoni sikur të mos ekzistonte fare Fair-Play financiar, Mançester Siti rrezik do blinte edhe San Siron e do e çonte në Mançester, për të kryer stërvitje.
Lamtumirën nga klubi ku u rrit Ajmerik Laporte e ka bërë me një postim në faqen e klubit në Twitter, pak pasi Atletik Bilbao zyrtarizoi lajmin se një klub ka paguar klauzolën e prishjes së kontratës, pa treguar cili klub, edhe pse në Spanjë e dinë të gjithë që Guardiola është i fiksuar prej vitesh me Laporte.
Franko-spanjolli shkruan: “Për gjithë familjen e Atletik Klub. Dua t’ju falënderon për gjithçka më keni dhënë. Erdha si fëmijë dhe jam rritur këtu si person dhe si futbollist. Largimi im, para një sfide të re në karrierën time profesionale, nuk dua të jerm një lamtumirë, por një ‘shihemi së shpejti’. Po lë një klub të veçantë, unik, dhe nuk do t’ju harroj kurrë”.
Laporte ka luajtur 161 ndeshje për Atletik, me një mesatare prej 66% duelesh ajrore të fituar dhe 74% ndërhyrjesh për top të fituara.
— Athletic Club (@AthleticClub) January 29, 2018