Grupi D/ Revolucion tek Argjentina, Kroacia me rezerva

Në mbrëmje sytë janë tek Argjentina, zhgënjimi i madh i Botërorit, që gjithsesi ka ende një shans të fundit. Në dy ndeshjet e para Argjentina ka marrë vetëm një pikë dhe ka shfaqur defekte të jashtëzakonshme në aspektin mbrojtës, ndërsa ditët e fundit është folur për probleme të mëdha mes trajnerit Sampaoli dhe skuadrës, që ka kërkuar ndryshime urgjente në formacion dhe skemë.

Nga porta në sulm ka ndryshime të mëdha, edhe skema kalon në 4-4-2.

Nigeria shkëlqeu ndaj Islandës dhe tashmë është në pozicion të shkëlqyer, sepse ndaj Argjentinës mund të mjaftojë barazimi, por vetëm nëse Islanda nuk fiton thellë ndaj Kroacisë.

Nordikët zhgënjyen në ndeshjen e dytë dhe tashmë janë nën presion të madh, por kanë ende gjithçka në dorën e vet, sepse nëse fiton Argjentina, u duhet një fitore me të njëjtën sasi golash ndaj Kroacisë.

Pyetja e madhe është si do të sillet Kroacia, që është e para në grup dhe nuk ka më nevojë për pikë, ndaj sot do të luajnë shumë lojtarë stoli dhe Islanda ka një shans të artë për të marrë fitoren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *