Pjesëmarrja e ekipit korçar në fazën e grupeve të Europa League, do të sjellë të reja edhe në futbollin shqiptar. Kështu, risia e UEFA-s, “Goal Line Technology”, do të instalohet për herë të parë në Shqipëri, në stadiumin “Elbasan Arena”. Ky është një kusht i domosdoshëm, që çdo stadium duhet ta ketë të instaluar. Nga sa mësohet, brenda javës së ardhshme drejtues të klubit, të asistuar edhe nga përfaqësues të FSHF-së, do të presin të dërguarit e UEFA-s për të bërë inspektimin dhe javën e parë të shtatorit do nisë instalimi i kësaj teknologjie.