Klubi i Vllaznisë për vajza është shumë pranë mbërritjes së një suksesi historik. Kuqeblutë gjenden në “play off” të Champions League-s dhe shanset për të shkuar deri në grupe rriten edhe më shumë. Më 1 shtator do të hidhet shorti për të mësuar çiftet që do të ndeshjen më njëra-tjetrën në këtë fazë të kompeticionit, ndërsa UEFA ka publikuar edhe ndarjen e vazove për skuadrat pjesëmarrëse.
Kështu, rezultatet pozitive në arenën europiane kanë bërë që Vllaznia ta gjejë veten në vazon e favoriteve. Ekipi shkodran gjendet në Rrugën e Kampionëve dhe kundërshtarë të mundshëm për “play -off”-in mund të ketë njërën prej: Sarajevës, Vorsklës së Karkivit, Koges, Valurit, Branit, Rejnxhërsit dhe KuPS-it. Kundërshtarë jo me emër këta, çka e bëjnë kualifikimin të duket mëse të arritshëm. Ndërkohë, Vllaznia kanë shmangur rivalë të mëdhenj si Juventusi, Slavia e Pragës apo Benfika./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Ndarja e vazove në Rruga e Kampionëve për fazën “play off” të Champions League-s:
Vazo 1
Slavia Praha 47.766
Rosengård 38.833
Juventus 30.900
St. Pölten 25.700
Zürich 22.500
Vllaznia 14.400
Benfica 13.600
Vazo 2
SFK 2000 Sarajevo 11.400
Vorskla-Kharkiv-2 10.200
HB Køge * 9.550
Valur 8.350
Brann 4.500
Rangers 4.400
KuPS Kuopio 1.900