Grizman befason: Uruguai do të jetë i mërzitshëm, si Atletiko!

Sulmuesi i kombëtares franceze Antuan Grizman pret një Uruguai agresiv, të ashpër dhe mjaft të kujdesshëm në mbrojtës, duke e krahasuar ekipin e drejtuar nga Tavarez me ekipin ku luan vetë në nivel klubi, Atletikon e Madridit.

Ylli francez ka përdorur termin “e mërzitshme” për taktikën që pritet të përdorë Uruguai kundër Francës në çerekfinale, taktikë që e përdor edhe Atletiko.

“Uruguai do jetë si Atletiko, do e marrë me qetësi, do rrëzohen, do shkojnë tek arbitri. Do na duhet të mësohemi me ketë, sepse ndeshja do jetë e mërzitshme dhe ata do të përpiqen të imponojnë ritmin që duan”, tha sot Grizman, duke habitur jo pak, sepse në një farë mënyre ka ofenduar edhe Atletikon e tij.

Sulmuesi foli edhe për Kavanin: “Ai është sulmuesi më i mirë në qarkullim, sipas mendimit tim. Ai vrapon pa fund, punon për skuadrën, shënon gola tepër të rëndësishëm dhe nëse do të mungojë për dëmtim gjithçka do të jetë ndryshe”.

Grizman foli edhe për supertalentin Mbape, që po mahnit botën: “Varet nga ne për t’i krijuar kushtet perfekte dhe për ta bërë të ndihet mirë në fushë. Uruguai do të mendojë ndonjë taktikë të re kundër tij.

“Është një ndeshje çerekfinale dhe ai është vetëm 19 vjeç. Është një lojtar shumë i qetë, më impresionon pjekuria e tij. Ai na dëgjon gjithnjë, që është diçka e shkëlqyer për ne. Kur të shënojë edhe më shumë, do të jetë një ‘top player’, do të arrijë maksimumin, thjesht duhet t’i pasojmë si duhet”.

Grizman foli edhe për ndeshjen kundër Argjentinës: “U habita kur pashë që Argjentina luante pa sulmues, por ishte vendimi i trajnerit Sampaoli. Ne duhej të kufizonim sa më shumë lidhjet Masçerano-Mesi dhe Banega-Mesi. Ia dolëm mbanë shumë mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online