“Grisini ato faqet ku flet për mua”, Kielini përballet direkt me Balotelin dhe heq dorë: Të dua dhe pse më godite pas shpine

Nga Klaudio Ndreca

Shumë polemika dhe diskutime të mëdha ka sjellë autobiografia e hedhur në treg nga ana e Kielinit. Ky i fundit ka pasur etiketime negative për Mario Balotelin dhe Felipe Melon. Madje për sulmuesin e njohur, është shprehur se dëshiron që ta godasë me shuplakë.

Nuk vonoi shumë përgjigja e Balotelit, duke i thënë mbrojtësit të Juventusit se nuk ka pasur guxim që t’ia shpreh këto gjëra në fytyrë. Në fakt kështu rezultoi, pasi të gjitha diskutimet e mëdha dhe kalimi i masës në etiketimet për ish-shokët e skuadrës, janë bërë nga ana e Kielinit vetëm për të shitur librin. Në një përballje direkte mes tyre për “Le Iene”, Kielini dukej tërësisht i tërhequr dhe jo me guximin që kishte teksa shkruante në faqet e autobiografisë së tij. Përpara se të niste intervista dhe përballja e tyre, Baloteli i dërgoi Kielinit një fanellë dedikimi ku shkruante: “Edhe nëse papritur me ke goditur me thikë pas shpine, unë akoma të dua, përfaqime”.

Le Iene: “Mario tani duam të flasim për Kielinin”

Baloteli: “Hajde tani, unë kam folur mjaftueshëm për të”.

Le Iene; “Do ti dedikosh një fanellë për të bërë paqe?”.

Baloteli: “Në rregull, bëni një gjë. Vendoseni fanellën në ashensor, unë do ta nënshkruaj dhe do ua kthej mbrapsht”.

Le Iene: “Shkruaj çfarë të duash”.

Baloteli: “Në rregull”

Chiellini futet në bisedë

Chiellini: “Përshendetje Mario”.

Baloteli: “Për herë të parë që ti u ngatërrove në jetën time dhe unë nuk e bëra”.

Chiellini: “Unë isha ziliqar . Sepse në jetë duhet të bësh gabime për t’u përmirësuar”.

Baloteli: “Perfekt atëherë”.

Le Iene: “Atëherë do të bëjmë paqe?”.

Baloteli: “Por nuk ka pasur kurrë luftë djema, unë iu thashë”.

Kielini: “Më vjen keq, por duhej të thoja dicka. Kishte disa keqkuptime, por do të flasim prapë më vonë.”.

Baloteli: “Në rregull”.

Kielini: “Unë isha i pavendosur kur e kam shkruar, por të mos shkruash asgjë është keq, duket false dhe hipokrite”.

Baloteli: “Në gjërat e këqija që shkruan, duhet të më futësh mua me patjetër? (qesh). Shiko seriozisht që unë nuk e prisja këtë nga Kielini, pasi jam gjithmonë duke bërë shaka dhe nuk jam negativ”.

Kielini: “Të gjithë përmirësohen me kalimin e viteve. Kanë kaluar shumë kohë nga atëherë dhe ne jemi gati për të shkruar një faqe tjetër të librit”.

Baloteli: “Por ti nuk mund ta publikosh këtë libër pas 5 vitesh?’.

Kielini: “Jam i vjetër Mario, do e mbyll së shpejti. Pastaj nuk më lexon më njeri”.

Le Iene: “Mario, a ta dërgojmë librin e Kielinit?”.

Baloteli: “Po, por grisinin pak ato faqet ku flet për mua”.

Chiellini: “Ta premtoj. (Shkruan dedikim te libri: “Për Marion, unë kam mësuar shumë gabime. Të uroj gjithë të mirat dhe uroj që të shoh shpejt në fushë”./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online