Eros Grezda është një nga lojtarët që ka ardhur në rritje në vitet e fundit. Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë është gati për një tjetër hap përpara në karrierë. Lojtari anësor është shumë pranë kalimit në Skoci, ku Renxhers e pret krahëhapur. Siç raportojnë mediat skoceze lojtari ka kalaur dhe testet mjekësore dhe tashmë mungon vetëm prezantimi zyrtar, edhe pse gjithçka duket se është mbyllur.
Grezda do të ketë mundësinë të trajnohet nga një emër i madh i futbollit si Stivën Xherard. Ky operacion pritet që t’i kushtojë plot 1.8 milion paund skuadrës skoceze, por që duket e mundur për aftësitë e lojtarit në fjalë.
Në Kroaci e shohin si një lojtarë me perspektivë 23-vjeçarin dhe nuk duan që të mendojnë vetëm për të tashmen, por dhe për të ardhmen. Dy klubet po diskutojnë që 20% e kartonit ta mbajë Osijek dhe kjo duket se është e vetmja çështje që ka penguar prezantimin.