Eros Grezda është një nga lojtarët që ka spikatur më shumë me fanellën kuqezi në ndeshjet e fundit. Anësori u pa dhe si sulmues në sfidën me Jordaninë, por fakti që vinte nga një dëmtim u pa se nuk ishte në 100% e tij.
Në Konferencën për shtyp, Greza ka komentuar pritshmëritë që ka për sfidën me Izraelin, por nuk ka lënë jashtë vëmendjes dhe një koment sa i përket faktit që stërvitet nga dy trajnerë që në të shkuarën kanë qenë lojtarë të mëdhenj.
NDESHJA ME JORDANINË – “Unë luaj në krah. Jordani ishte shumë agresive dhe si sulmues më duhej të luaja me shpinë nga porta. Kisha frikë dhe nga lëndimi që kisha kaluar dhe isha pak i rezervuar. Trajneri e vendos se si do të luajmë, do të bëj më të mirën kudo që të më caktojë trajneri”.
FORMACIONI – “Nuk varet vetëm nga trajneri formacioni, pasi kemi dhe disa lojtarë të dëmtuar. Më këta lojtarë do të jemi trajneri provon skemat dhe ne duhet të përshtatemi. Ata që kanë luajtur janë paraqitur mirë”.
RASTI I PENALLTISË – “Rashë shumë keq tek momenti i penalltisë, u lëndova në krah dhe kam pasur dhimbje këto dy ditë, por kemi edhe dy ditë për t’u rikuperuar. Mbrojtësi ishte pas meje ndërsa unë isha në sprint dhe humba kontrollin. Edhe mbrojtësi u rrëzua aq shumë sa më shtyu”.
KUALIFIKIMI – “Jemi tre skuadra shumë afër njëra-tjetrës. Izraeli nuk u dorëzua dhe mori një penallti që për mua nuk ishte penallti, por në fund me meritë fituan. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përqendruar. Jam optimist për ndeshjen e të dielës. Besoj shumë tek fitorja”.
MUNGESAT – “Nga ndeshja me Turqinë nuk do të jenë vetëm Roshi e Sadiku, pra jemi i njëjti grup. Jemi në një moment të mirë dhe do të përsërisim një ndeshje si me Turqinë dhe nuk do na ndalë as Izraeli dhe as Skocia”.
REJNXHËRS – “Firmos në fund të gushit dhe skuadra kishin ecur para meje. Kam punuar shumë dhe kam folur me trajnerin dhe më pyeti nëse do jem gati për të luajtur. I thash se kur të vi nga Kombëtarja do jem gati. E kam rritur nivelin tim fizik”.
TRAJNERËT – “Kam fatin që të punoj me emra të mëdhenj si Xherard dhe Panucci. Mësoj shumë nga ata. Me Panuccin kam punuar më shumë dhe them se jam rritur shumë. Janë dy tipe të ndryshe, janë profesionist por jo të ngjashëm”.
POZICIONI – “Jam shumë më mirë në krah, pasi i di të gjitha lëvizjet dhe kam luajtur gjithnjë. Do të vendosë trajneri se si do të luajë”.