Shqipëri-Itali, sfidë që e presim prej dekadash, që i ka të gjitha brenda, përfshirë motivimin e jashtëzakonshëm të skuadrës sonë për të treguar sa vlen në sytë e botës. Stadiumi plot, transmetim televiziv për miliona tifozë dhe shumë menaxherë në stadium.
Shumica e lojtarëve tanë njihen dhe janë sistemuar, por disa emra të rinj e kanë shansin e karrierës. Eros Grezda është një ndër emrat më të kërkuar, me ecurinë perfekte në Kroaci dhe rritjen konstante në Kombëtare.
Mesfushori, i cili shënon pa fund, është lojtar shumë interesant dhe mund të luajë në disa role, ndërsa çmimi i tij është i përballueshëm.
Supersport shkruan se Xhenoa është një nga klubet që vëzhgon me interes për ndeshjen e sotme, për Grezdën, por jo vetëm atë, sepse Armando Sadiku mbetet një synim i Serisë A italiane.