Grezda: Humbje e pamerituar, në pjesën e dytë na kuptuan lojën

Eros Grezda komentoi pa ndeshjes për ‘Supersport” humbjen me Izraelin. Anësori tregoi se kundërshtari e kuptoi lojën e kuqezinjve në fraksion e dytë, çka e vështirësoi punën për të dhe shokët e skuadrës.

“Është një ndjenjë shumë e keqe, pasi nuk e merituam humbjen me atë që treguam. Nuk i shfrytëzuam rastet që kishim. Në pjesën e dytë ishte ndeshje tjetër, pasi Izraeli e kuptoi lojën tonë. Na dubluan mua dhe Uzunin me dy lojtarë. Duhet të shënonim edhe pse nuk kishim shumë hapësira”.

“Bekimi është shumë i mirë në lojna në ajër, por nuk e deshi fati. Kështu është futbolli, kur nuk shënon penalizohesh”.

“Nuk jam në formën time më të mirë pasi kur vjen nga dëmtimi nuk merr shumë minuta. Pas shumë muajsh kam luajtur ndeshjen e  parë të plotë. Në pjesën e dytë isha i mbuluar nga dy lojtarë dhe e pata shumë të vështirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *