Grezda dhe mrekullia “Osijek” në Holandë!

E kujt ia merrte mendja se një skuadër surprizë si Osijeku do të shkonte në Holandë dhe në “Philips Stadion”, duke mundur 1-0 skuadrën e PSV Eindhovenit, që ka një buxhet dhjetëfish më shumë se sa skuadra kroate, që vjet ishte surpriza e vërtetë e kampionatit.

Pasi eliminoi në turin e dytë të Europa League skuadrën e Lucernës, për Grezdën me shokë një tjetër mrekulli parashikohet, sepse suksesi 1-0 jashtë fushe (gol me penallti nga Barisiç), është një hap i rëndësishëm drejt play-off, aty ku kurrë në histori nuk ka arritur të kualifikohet. Do të duhen edhe 90’ vuajtje. Sa i përket mesfushorit shqiptar, që në pjesën e dytë i është afruar edhe golit, teksa portieri kundërshtar Zoet e ka ndalur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online