Mario Mitaj është kthyer një temë e nxehtë, atje ku Greqia ka hyrë në garë së fundmi për t’ia marrë Shqipërisë. Flitet për mbrojtësin që vendosi rekorde gjatë këtij sezoni me ekipin e parë të AEK dhe ku pritet një shpërthim i madh.
Për këtë arsye helenët po lëvizin të gjitha gurët që talenti të ndërrojë zgjedhjen e tij. “Sport 24” raporton se është përdorur madje edhe drejtori sportiv i AEK, Panajotis Kone, që Mitaj të ndërrojë vendimin e tij.
Një emër i njohur për tifozët shqiptarë pasi e kanë cilësuar si “tradhëtar”, teksa vite më parë zgjodhi që të mbronte fanellën e Greqisë, duke hedhur tutje simbolet shqiptare. Në Greqi menduan se kjo ishte mënyra më e mirë për të ndërruar mendjen e djaloshit, por kjo situatë e vështirë është duke u përballuar deri në këto momente.
Familja e futbollistit është ajo që po merr vendimet kryesore dhe zgjedhja e Shqipërisë nuk është ndërruar ende. Mitaj ka pranuar sërish ftesën e Shqipërisë U-21 për grumbullumin që do të zhvillojë pas pak ditësh, megjithëse AEK po bën gjithçka që t’i bllokojë këtë udhëtim. /Sport Ekspres/