VIDEO/ Mungon Nejmar? Pa problem! PSG shkatërron Barcelonën, ishte mbrëmja e Mbape

PSG ka shkatërruar totalisht Barcelonën e cila dukej se ishte ringjallur kohët e fundit. Edhe pse pa Neymar, parizienët mjaftohen me Kilian Mbape që sot nuk ishte aspak normal. Gjithçka nisi me mjaft vrull, ashtu si i ka hije një super-sfide të tillë, teksa Ikardi provoi disa herë të shënonte golin e parë të takimit. Ishte Lionel Mesi ai që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën 27, por Mbape prish festën e katalanasve pasi vetëm 5 minuta më vonë shënon golin e barazimit

Pas shënimit të këtij goli, PSG u kthye në një bishë të vërtetë, duke sulmuar në çdo sekondë të pjesës së mbetur. Francezi Mbape shënoi dhe dy gola të tjerë dhe së bashku me Moise Kean mbyllën gjithçka në 1-4. Me këtë rezultat Parisi është me një këmbë drejt çerekfinales dhe duket se fjalët e Mesit janë të vërteta. Koha e Barcelonës ka mbaruar dhe kjo skuadër nuk është më konkurente për Champions League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online