Granit Xhaka, verën e kaluar nënshkroi për Bayer Leverkusen dhe bëri një lëvizje të madhe, sepse me këtë klub u bë kampion i Gjermanisë. Ndonëse është vetëm 31 vjeç, duket se tashmë të gjithë e dinë se çfarë do të bëjë Xhaka pasi të varë këpucët në gozhdë.
Xhaka është një nga lojtarët më standardë në skuadrën e Xabi Alonso-s sepse ai ka luajtur tashmë mbi 40 ndeshje në të gjitha garat dhe përveç Bundesligës tashmë të fituar, ekipi i tij është në lojë për të fituar Europa League dhe DFB Pokal.
Ky mesfushor është vetëm 31 vjeç dhe duket qartë se ka ende disa sezone në nivelin e lartë përpara, por e ka të qartë se çfarë do të bëj kur t’i japë fund karrierës. Futbollisti ka nisur programin e UEFA-s për licencën e trajnerit dhe po pret që të marrë licencën A për stërvitje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/