“Fati u tall me ta në EURO24”! Media italiane shkruan për Shqipërinë: Hirushja është gati të kërcejë, nuk ka frikë se do të humbasë këpucët

Shqipëria ndodhet në të njëjtin grup të Euro24 me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Media italiane “Puntero.it” ka zgjedhur që t’i bëj një përshkrim situatës së kuqezinjëve, për kualifikimin e dytë historik. Teksa theksohet fati i keq për shkakun e rivalëve të gjetur në Gjermani, nuk hiqet mundësia e një surprize të madhe që mund të vijë nga ekipi i Silvinjos.

“Fati tallet ndonjëherë, kjo dihet dhe pavarësisht pozicionit të mirë në shortin e Europianit, kjo nuk e ndihmoi shumë ekipin e Silvinjos. Përfunduan në një grup të vështirë me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, vështirë të kishte më keq se kaq. Por kush e di, mbase jo Kombëtare, përjetësisht e dobët, mund t’i dhurojë tifozëve të saj një tjetër sukses. Hirushja është gati të kërcejë në valsin e të rriturve, këtë herë pa frikë se do të humbasë këpucët me shkëlqim”, thotë media italiane. /Sport Ekspres/