Gramshi është gati, gola e përforcime para startit të sezonit

Të enjten pasdite në orën 15:00 në kompleksin “Shefqet Lamja” të qytetit të Elbasanit është luajtur miqësorja midis Gramshit dhe ekipi të të rinjve të Elbasanit. Të kuqtë e trajnerit Suta kanë mposhtur 4 me 0 verdheblutë e vegjël.

Gramshi kaloi në avantazh falë autogolit të Shehit, ndërsa më pas realizuan Zaimi, Shukle dhe Zogu. Skuadra e Gramshit është përforcuar shumë në merkaton e verës, ku ka afruar disa lojtarë cilësorë.

Nga ekipi i Elbasanit ka ardhur portieri Hasfatija, nga Cërriku ka marre tre futbolliste Metajn, Shkozën dhe Bajramin, ndërsa nga Përrenjasi Dukën. Pjesa tjetër janë lojtarët e sezonit të kaluar, që kanë vendosur të qëndrojnë. Nga ekipi i të rinjve të Elbasanit ra në sy mesfushori cërrikas me të ardhme Adriatik Braho.

/Mariglen Miraka/

Miqësore

Gramshi 4 – 0 Elbasani U-19

Shënues: Shehi(aut) 35′, Zaimi 50′, Shukle 55′, Zogu 75′.

Gramshi: Hasfatija, Goga, Zaimi, Metaj, Bajrami, Hysa, Koci, Kla. Zani, Shkoza, Bezhani, Latifi. Tr: A.Suta. (U aktivizuan: Nezo, Kle. Zani, Shukle, Zogu, Agolli, Kaca, Duka, Duraku).

Elbasani U-19: Bozhiqi, Sadikaj, Dishani, Gostima, Shehi, Bakalli, Braho, Muho, Piku, Rrasa, Buzani. Tr: A.Kila (U aktivizuan: Hajra, Piu, Bici, Hasa, Asllani, Hoxha, Arapi, Cekani, Leka, Xhika, Koduzi).

Gjyqtare: S. Dyrmyshi, E. Sinanaj, J. Metani(Elbasan).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *