“Goli i parë i Lukakut? Për mua nuk ka rëndësi”/ Mundi 7-0 ekipin e Berishës, Murinjo: Më vjen keq për ta

Roma mori mbrëmjen e djeshme një fitore të jashtëzakonshme. Verdhekuqtë mposhtën 7-0 Empolin, që në portë kishte Etrit Berishën. Zhoze Murinjo është shprehur për “DAZN”-in pas ndeshjes se loja nuk përshtatet me rezultatin dhe se i vinte keq për Empolin. Sa i përket golit të parë të Lukakut me Romën, trajneri portugez ka deklaruar se për ky fakt nuk përbën aspak rëndësi.

“Luajtëm mirë, por jo për të fituar 7-0. Është diçka që ndodh, nuk është se luajmë për të fituar me një rezultat të tillë. Më vjen keq për ta (Empolin), por ky është futbolli. Goli i parë i Lukakut? Nuk ishte e rëndësishme për mua, ndoshta për atë po. Për mua ka rëndësi skuadra. Nëse shënon ai apo jo nuk më ndryshon asgjë. Mua më intereson vetëm që ai t’i japë një profil ndryshe ekipit. Duhet të mësojmë të luajmë më mirë me të dhe ai me ne”, ka thënë Zhoze Murinjo./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online